Reagon trajneri i Kroacisë: Bëhu burrë dhe mos i fshi ato që shkruan

Futboll

Reagon trajneri i Kroacisë: Bëhu burrë dhe mos i fshi ato që shkruan

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:36
Reagon trajneri i Kroacisë

Rebiç ka dalë hapur kundër trajnerit të Kroacisë, Daliç. Sipas futbollistit kroat ka tre vite që Kombëtarja nuk po luan më futboll, ndërsa nuk ekziston trajneri i duhur për të shfrytëzuar potencialin e brezit të talentuar. Menjëherë pas këtyre fjalëve Rebic ka mbyllur “Instagramin” nisur edhe nga ofendimet e shumta të tifozëve.

Këta të fundit janë prekur së tepërmi me sjelljen e Rebic. Ky i fundit ndërroi këpucët në ndeshjen me Spanjën për të lënë Kroacinë me 10 lojtarë dhe në atë moment do të pësohej goli. Kaq mjaftoi për të acaruar situatën mes shumë kritikave që erdhën nga Modriç dhe trajneri Dalic.

Ky i fundit ka folur edhe mbi postimin e fundit të Rebic: “Cili është ky dështim në këto tre vjet? Ne kemi pasur 15 humbje. Kemi humbur ndaj ekipeve të mëdha kombëtare, kampionëve të botës dhe kampionëve të Evropës. Njolla ime është një humbje 6-0 në Elche dhe dy humbje nga Hungaria dhe Sllovenia.

Është njolla ime dhe dështimi im i vetëm, asgjë tjetër ”, tha Dalic. “Fjalët e Rebic? I respektoj të gjithë kur flasin, por nëse e thua diçka dhe e shkruan atë, lëre përgjithmonë, mos e fshi pas 20 minutash. Bëhu burrë dhe lëre përgjithmonë”, u shpreh Daliç..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat