​Skuadra e Serie-B ironizon me Leo Messin, publikohet mesazhi “i dërguar” në Whatsapp

Futboll

​Skuadra e Serie-B ironizon me Leo Messin, publikohet mesazhi “i dërguar” në Whatsapp

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:35
Leo Messin

Skuadra e Serie B Como ka bërë shaka rreth një transferimi të mundshëm të Leo Messit i cili e ka përfunduar kontratën me Barcelonën dhe është lojtar i lirë.

Kontrata e Messit me Barcelona skadoi dje dhe megjithëse ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët e La Ligas, ylli argjentinas ende nuk e ka nënshkruar atë, që do të thotë se ai është pa klub momentalisht.

Ish-presidenti i Comos Enrico Preziosi kishte deklaruar më parë se Messi kishte një takim me klubin para se të bashkohej me akademinë e Barcelonës, por, për disa arsye kishte dështuar arritja e një marrëveshjeje, përcjellë KosovaPress.

Como bëri shaka në profilin e tyre në “Instagram” për nënshkrimin e mundshëm të Messit si një lojtar i lirë..

Ata botuan pamje të një bisede false në Whatsapp me argjentinasin, duke e pyetur atë:

“Përshëndetje Leo si jeni? Ka kohë që nuk jemi parë… po sikur të takohemi këto ditë? ”

Biseda me tutje tregon se mesazhi është parë nga ylli argjentinas dhe se skuadra nga Serie-B po e pret përgjigjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat