“Më mirë që Mbape e humbi penalltinë kundër Zvicrës”, ish-lojtari i njohur i Francës habit me deklaratën e tij

Futboll

“Më mirë që Mbape e humbi penalltinë kundër Zvicrës”, ish-lojtari i njohur i Francës habit me deklaratën e tij

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:19
Mbape

Ish-shoku i skuadrës së Kilian Mbape te kombëtarja e Francës, Adil Rami, analizoi Euro 2020 e yllit të PSG-së, i cili fatkeqësisht humbi penalltinë kundër Zvicrës.

Që prej së hënës, emri i Mbape është në qendër të mediave. Jo për ta lavdëruar, por për ta kritikuar. Për Mbape, kritikat kanë qenë mjaft të ashpra për këtë dështim të madh që solli eliminimin e kombëtares franceze, pa harruar edhe dështimet taktike të Didier Deshamps apo gjendjen e rëndë psikologjike të lojtarëve.

Por, për Adil Rami, kjo situatë vjen në kohën e duhur për Mbape, i cili duhet të mësohet me këto lloj eksperiencash.

“Kam lexuar se ndoshta nuk është keq për Mbape që humbi atë penallti. Duhet të kalojë këto eksperienca, të bjerë, të dështojë, të kritikohet, të piqet dhe të kuptojë se çfarë është futbolli. Unë jam i kënaqur ta shoh se si vuan, pasi e di që falë kësaj, do t’ia dalë të fitojë “Topin e Artë”, tha Rami.

Ish-mbrojtësi i Milanit, kampion i Botës me Francën në 2018-ën dhe që aktualisht luan për Boavistën, foli edhe për karakterin shpesh të diskutuar të Mbape.

“Sa për karakterin, nuk më habit, pasi e kam parë edhe unë në 2018-ën. Do që të jetë më i miri dhe të bëjë si idhulli i tij, Kristiano Ronaldo, por nuk duhet të harrojmë, që është akoma një djalosh 22-vjeçar dhe mund të përmirësohet. Zgjedhjet e tij nuk janë perfekte, por do të rritet”, tha mbrojtësi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat