Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, përforcon radhët në prag të ndeshjes evropiane, kundër skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqit të Tuzit.
Drita synon të jetë sa më e kompletuar për garat evropiane dhe edicionin e ri në elitën e futbollit ë Kosovës.
“Princ Balde nënshkruan me ne!
Sot kemi zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e përfaqësueses së Liberisë Princ Balde!
Balde ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjet e Europës.
Balde 23 vjeçar do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona!
Në të kaluarën Balde ishte pjesë e Superligës së Kosovës ku luajti për ekipin e Drenicës dhe së fundmi Feronikelit!”, njofton Drita.