Isak te Sociedad deri më 2026

Futboll

Isak te Sociedad deri më 2026

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:24
Isak

Alexander Isak ka rinovuar me Real Sociedadin deri më 2022. U lidh me një kalim të mundshëm në Madrid ose Arsenal, por do të qëndrojë te Sociedad.

Një nga yjet më të shndritshëm të Europianit sapo i ka prerë shpresat gjysmës së Europës. Alexander Isak, që shkëlqeu me Suedinë në Kampionatin Evropian, ka vendosur të rinovojë me Real Sociedad.

Ai ka rinovuar deri më 2026 dhe tani është shumë e vështirë për ta marrë atë.

21-vjeçari luajti në 4 ndeshje me Suedinë në Evropian, dhuroi 2 asiste dhe dha sinjale se ka edhe shumë për t’u rritur si futbollist dhe për të lënë gjurmë në këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat