Tahir Batatina: Luana është koha që të shkruajmë histori 

Futboll

Tahir Batatina: Luana është koha që të shkruajmë histori 

Nga: K.G. Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:30
Tahir Batatina: Luana është koha që të shkruajmë histori 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve në Ohër.

Fituesi i Kupës së Kosovës, është gati për sfidën me Shkupin në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur ti kem në skuadër djemtë më të mirë dhe shumë profesionistë me të cilët kaluam fazën përgatitore, ku motivi i lartë dhe angazhimi i tyre jo që na ka motivuar neve stafin që të punojmë por është hera e parë si trajner që kam një grup aq homogjen dhe të bashkuar.

Luana është koha që të shkruajmë histori sepse e meriton qyteti i futbollit Podujeva dhe tifozët më të mirë në vend, Legjendat”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat