Kumbulla fillon më përpara stërvitjen te Roma

Futboll

Kumbulla fillon më përpara stërvitjen te Roma

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:19
Kumbulla fillon më përpara stërvitjen te Roma

Marash Kumbulla ka ndërprerë në mes pushimet e tij, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri para të tjerëve me kërkesë të Zhoze Murinjos. Mbrojtësi kuqezi do të jetë në këtë sezon në urdhrat e një prej trajnerëve më të njohur në dekadat e fundit, por i cili ka kërkesa specifike të cilave Kumbulla dhe shokët e tij duhet t’u përshtaten.

Edhe pse lojtarët në këtë verë kishin nevojë absolute për sa më shumë pushime si pasojë e dy edicioneve të çuditshme për shkak të COVID, Murinjo ka bërë kërkesë që disa prej lojtarëve të Romës që do të drejtojë, të jenë të pranishëm që sot në ambientet e klubit.

Bëhet fjalë për lojtarë që kanë kaluar dëmtime të gjata gjatë sezonit apo vinin nga dëmtime, mes tyre edhe Kumbulla.

Mbrinjo ka kërkuar specifikisht që këta lojtarë të bëjnë një përgatitje më të veçantë një javë para fillimit të fazës përgatitore, të caktuar më 6 korrik. Kështu, Kumbulla dhe lojtarët e tjerë në një listë prej 11 emrash, janë paraqitur që dje në klub për të bërë tamponët për COVID-19 e për të nisur sot pasdite stërvitjet e riaftësimit nën urdhrat e përgatitësve atletikë të Murinjos. Vetëm në ditët në vijim do të punojmë edhe me teknikun portugez, në pritje të plotësimit të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat