Deschamps afër shkarkimit, ja kush shihet si pasuesi i tij te Franca

Futboll

Deschamps afër shkarkimit, ja kush shihet si pasuesi i tij te Franca

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 08:41
Didier Deschamps

Didier Deschamps është afër që të shkarkohet nga kombëtarja e Francës, pas eliminimit nga Euro 2020.

Trajneri francez u kritikuar për strategjitë e tij të përdorura ndaj Zvicrës, e që në fund dolën të ishin të gabuara.

Nga koha e rregullt dhe vazhdimet, ndeshja përfundoi 3-3, derisa në gjuajtjen e penalltive, Helvetikët shënuan pesë, për dallim nga Les Blues që realizuan katër sosh.

Kështu, sipas asaj që raporton RMC Sport, Deschamps pritet që të shkarkohet gjatë kësaj jave dhe vendin e tij ta zë Zinedine Zidane.

Një tjetër francez që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Real Madridi dhe Zizou ka bërë të ditur se ai e ka ëndërr të drejtojë kombëtaren e Francës.

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje të konfirmuar mes të dyja palëve, mirëpo shkarkimi i Deschmaps pritet të ndodhë gjatë kësaj jave sipas mediave franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat