Gjykata në Shqipëri e dënon dhe e shpall në kërkim ish-lojtarin e Tiranës

Futboll

Gjykata në Shqipëri e dënon dhe e shpall në kërkim ish-lojtarin e Tiranës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:07
Gjykata në Shqipëri e dënon dhe e shpall në kërkim ish-lojtarin e Tiranës

Gjykata e Tiranës dënon me katër muaj burg ish-lojtarin e Tiranës Uinful Kobinah, ndërsa ganezi është shpallur në kërkim dhe nëse arrestohet do të shkojë në burg. Futbollisti është larguar nga Shqipëria dhe prej tetorit 2020 deri në 1 qershor 2021 nuk është paraqitur te shërbimi i provës për të shlyer dënimin prej 100 (njëqind) orë punë në interes publik pranë Bashkisë Tiranë, që duhet ta kryente brenda një afati prej 6 (gjashtë) mujor.

Pas kërkesës së prokurorisë në 2020-ën, Kobina u shpall fajtor për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave apo i formularëve” parashikuar nga neni 190/2 të K. Penal dhe dënimin e tij me 4 (gjashtë) muaj burgim. Gjykata në fund dënimin me burg ia pezulloi dënimin me burg dhe e konvertoi në 100 orë punë publike. Gjithsesi, Kobina u largua në Egjipt dhe nuk e ka shlyer dënimin dhe nuk është paraqitur te shërbimi i provës.

Meqenëse Kobina nuk është paraqitur te shërbimi i provës, prokurori Petrit Bica ka kërkuar revokimin e dënimit me shërbim prove dhe dënimin me 4 muaj burg. Në datën 9 qershor gjyqtari Kujtim Vraniçi ka vendosur revokimin e pezullimit të dënimit me 4 muaj burgim të dhënë me vendimin penal Nr.2516, datë 10.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të dënuarin Uinful Esua Kobina.

Gjyqtari ka argumentuar se Kobina duhet të kthehet në burg, sepse ka rrezikshmëri të lartë. “Gjykata konstaton se, i dënuari Uinful Esua Kobina me dashje, ka shkelur rëndë detyrimet dhe kushtin e vendosur ndaj tij, me anë të vendimit penal Nr.2516, ku në rastin konkret gjykata thekson se, kjo shkelje është e rëndë.

Kjo sjellje e të dënuarit tregon se, ai jo vetëm që nuk dëshiron të riintegrohet në shoqëri, por, vazhdon të prezantojë një rrezikshmëri të lartë shoqërore”, argumenton gjyqtari Vraniçi në vendimin e tij, nr 495.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat