Reagon Pele për Mbappen

Futboll

Reagon Pele për Mbappen

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:46
Reagon Pele për Mbappen

Kilian Mbape është futbollisti më i kritikuar te Franca pas eliminimit nga Europiani.

Ylli i PSG nuk ka arritur që të bëjë diferencën në këtë kompeticion, për të mos i mbajtur mbi shpatulla “gjelat”.

Penalltia e humbur kundër Zvicrës i vendosi “vulën” gjithë Europianit që për Mbapen mund të quhet i dështuar.

Megjithatë për ta ndihmuar disi këtë futbollist të ri dhe shumë të talentuar ka menduar legjenda e futbollit botëror, Pele. Ky i fundit ka shkruar një reagim në “Tëitter”:

“Mbaje kokën lartë Mbape. Nesër është dita e një udhëtimi të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat