Gëzimi i mbeti në “fyt”/ Reagimi i tifozit të Francës kur pësohet goli i tretë bëhet viral në internet

Futboll

Gëzimi i mbeti në “fyt”/ Reagimi i tifozit të Francës kur pësohet goli i tretë bëhet viral në internet

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:09
Tifozo frances

Në krye me shqiptarët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, Zvicra e bëri historinë dje në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Vladimir Petkoviqit e eliminuan kampionen e botës, Francën nga faza e eliminimit direkt në evropian.

Ndeshja në kohën e rregulltë dhe në vazhdime u mbyll baras, derisa në penallti fituan zviceranët.

Përballja mes Francës dhe Zvicrës ka prodhuar shumë jo vetëm sa i përket golave dhe spektaklit brenda fushës së lojës, por edhe në shkallët e stadiumit. Kamerat kanë fokusuar më së shumti një tifoz zviceran që e përjetonte së tepërmi ndeshjen me rastet e humbura të Zvicrës dhe mes festës së madhe kur shënohej goli.

Por këtë herë ajo që do të sjellim është reagimi i një tifozi të Francës që po qëllonte daullen për të festuar në mënyrë të parakohshme kualifikimin dhe nuk po e shihte takimin.

Por tingujt u janë lënë në mes pas barazimit të Zvicrës, ndërsa reagimi i tifozit të Francës nuk mund të humbej për asnjë arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat