Real Madridi e zgjedh shqiptaren futbollisten më të mirë të vitit

Futboll

Real Madridi e zgjedh shqiptaren futbollisten më të mirë të vitit

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 00:19
Real Madridi e zgjedh shqiptaren futbollisten më të mirë të vitit

Kosovare Asllani ka lënë gjurmë menjëherë tek Real Madridi. Futbollistja shkëlqeu këtë sezon tek gjiganti madrilen duke i realizuar 16 gola në 29 ndeshje. Për këtë, ajo u zgjodh futbollistja më e mirë e vitit

Kosovare Asllani është zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit në Real Madrid.

 

“Los Blancos” e shpërblyen futbollisten kosovare si lojtaren e sezonit 2020/21 falë paraqitjeve të saj mbresëlënëse në sezonin që përfundoi.

Në fakt, për zgjedhjen e sulmueses së rrezikshme vendosën votat e tifozëve madrilenë.

Përfaqësuesja suedeze i realizoi 16 gola në 29 ndeshje dhe ishte golashënuesja më e mirë e sezonit.

Ajo e mori shpërblimin për çmimin “Jugadora Cinco Estrellas Mahou” dhe e shprehu lumturinë e saj.

“Jam mjaft e lumtur, natyrisht. Ndiej se e kam ndihmuar ekipin. Por, ky shpërblim është për të gjithë ekipin, sepse është punë e të gjithëve gjatë këtij sezoni”, deklaroi fillimisht Asllani pasi e mori çmimin.

“Mendoj se e kemi bërë një sezon mjaft të mirë, sepse ishte viti i parë për Real Madridin. Gjëja më e rëndësishme është se e kemi siguruar një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe jemi mjaft të lumtura për këtë”, përfundoi Asllani.

31 vjeçarja e kishte një karrierë të suksesshme, ndërsa ka luajtur për ekipet si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat