Përfundon gjithçka për Kroacinë, Spanja fiton në ndeshjen më të zjarrtë të Euro 2020

Futboll

Përfundon gjithçka për Kroacinë, Spanja fiton në ndeshjen më të zjarrtë të Euro 2020

Nga: Bota sot Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:16
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar):  Sapo përfundoi ndeshja më e zjarrtë e Euro 2020. Spanja ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi ka mposhtur Kroacinë pas vazhdimeve me rezultat 3:5.

Ishte minuta e 20-të kur nga një top i kthyer prapa nga Pedri, portieri Unai Simon nuk e pranon mirë dhe topi dalëngadalë u fut në portë duke e kaluar Kroacinë në epërsi. Në minutën e 38-të Sarabia arriti ta barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në pushimin mes pjesëve me barazim.

Pjesa e dytë nisi me avantazhin e Spanjës. Ishte Azpilicueta i cili realizoi golin në minutën e 57-të të ndeshjes, ndërsa 20 minuta më vonë Ferran Torres e dyfishoi epërsinë dhe të gjithë menduan se Spanja e përfundoi punën.

Por Kroacia nuk mendoi ashtu. Fillimisht kroatët arritën të riktheheshin në lojë me golin e Orsic në minutën e 85-të të ndeshjes, kurse shtatë minuta më vonë Pasalic e barazoi rezultatin dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Por, deri aty ishte forca e kroatëve. Spanja arriti të shënonte gol në minutën e 100-të të ndeshjes për 3:4 përmes Moratas, kurse tre minuta Oyarzabal vulosi ndeshjen.

Në çerekfinale, Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë – Zvicër.

Ndeshje e çmendur, nuk kanë të ndalur golat, Spanja shënon të pestin 

103′ Oyarzabal shënon të pestin për Spanjën.

100′  Alvaro Morata kalon Spanjën në epërsi.

91': Koracia rikthen ndeshjen ndaj Spanjës, barazohet rezultati 1 me 1.

85': Kroacia rikthen shpresat shënon gol, ngushton rezultatin në 2 me 3.

77′ GOOL: Ferrnando Torres ndëshkon edhe një herë Kroacinë.

Cesar Azpilicueta sapo ka shënuar gol në minutën e 57, kundër Kraocisë, duke ia dhënë epërsinë kombëtarës së tij spanjolle, transmeton "Bota sot".

Për momentin rezultati është 2 me 1, ku goli i epërsisë, erdhi pas asistimit të sulmuesit Ferran Torres

***

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës e vlefshme për kualifikim në fazën çerekfinale të Euro 2020.

Një ndeshje mjaftë interesante po zhvillohet nga të dy ekipet dhe janë shënuar dy gola.

***

Spanja ka shënuar gol në minutë e 38 ndaj Koracisë, përmes Sarabias.

Tani për momentin rezulatati është i barabartë 1 me 1.

***

Minuta e 20, Kroacia po udhëheq me rezultat 1 me 0, ndaj Spanjës, pas një gabimi amatoresk të portierit spanjoll, Unai Simon.

Ky gol, erdhi pas disa tentimeve të spnajollëve për të shënuar gol.

***

Ka filluar ndeshja në mes të Kroacisë dhe Spanjës e vlefshme për “EURO 2020”.

Po zhvillohet minuta e 17′, ende nuk ka ndonjë rast konkret për shënim nga dy skuadra.

Deri më tani po zhvillohet lojë e qetë, asnjë nga lojtarët e skuadrave nuk janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Spanjë është ajo që po e dominon ndeshjen, duke poseduar topin me mbi 80 për qind, shkruan "Bota sot".

***

Sot (e hënë) do të zhvillohet ndeshja interesante mes Kroacisë dhe Spanjës.

Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.

Formacionet tashmë janë bërë publike:

Kroaci: Livakovic; Juranovic, Vida, Caleta-Car, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic; Rebic, Petkovic

Spanjë: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Gayá; Busquets, Pedri, Koke, Ferran; Sarabia, Morata.

Ndeshja zhvillohet në “Parken Stadium” dhe nis në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat