Statistikat e Mancinit janë të frikshme

Futboll

Statistikat e Mancinit janë të frikshme

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 14:43
Statistikat e Mancinit janë të frikshme

Italia fitoi 2-1 ndaj Austrisë duke u kualifikuar kështu në fazën 1/4 të Euro 2020.

Edhe pse vuajtën në pjesën e dytë, azurrët arritën të merrnin e frenat e lojës në 15 minutëshin e parë të kohës shtesë.

90 minutat përfunduan me rezultatin 0-0 duke e ndihmuar Italinë të vazhdojë me rekordin historik. Tashmë djemtë e drejtuar nga Mançini kanë regjistruar 31 ndeshje pa humbje.

Duke llogaritur vetëm kohën e rregullt, Italia numëron 12 ndeshje pa pësuar gol, teksa goli i fundit i pranuar rezulton në 04.09.2020 ndaj Bosnjës së Hercegovinës.

Ndeshja e ardhshme pritet të jetë mjaft e vështirë për Italinë, pasi pritet të përballet me fituesen e sfidës Belgjikë-Portugali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat