Niklas Sule afër rinovimit me Bayernin

Futboll

Niklas Sule afër rinovimit me Bayernin

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 18:07
Niklas Sule

Mbrojtësi Niklas Sule pritet të mbetet pjesë e Bayern Munchen.

Sipas ‘Bild’, Sule do të nënshkruaj në ditët e ardhshme kontratën e re me Bayern Munchen.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit do të skadojë në 2022, por kampionët gjermanë janë të interesuar ta vazhdojnë kontratën me mbrojtësin me kushte të reja.

Chelsea kohët e fundit ka qenë e lidhur me një transferim të Sule, por duket se mbrojtësi do të mbetet në ‘Bavari’.

Gjermani, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me fanellën e ‘Bavarezëve’ në të gjitha garat, duke realizuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat