Esat Mehmeti: Përherë me ‘Bota sot’

Futboll

Esat Mehmeti: Përherë me ‘Bota sot’

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:20
Esat Mehmeti: Përherë me ‘Bota sot’

Legjenda e futbollit, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, një periudhë edhe trajner i shquar, përgëzon gazetën “Bota sot”. Mehmeti i uron gazetës edhe qindra vite tjera të suksese.

“Gazetë e respektuar ‘,Bota sot’, e kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që t'ju urojë e përgëzoi 26 vjetorin e punës. Startimi i gazetës tonë të respektuar lindi në kohërat e okupimit dhe ndalimit gjithçka që ishte shqiptare.

Edhe ne sportistët në atëkohë ishim dy shtyllat kryesore e shtetësisë të Kosovës së bashku me arsimin. 

Përherë me ‘Bota sot’ ishim së bashku deri në fitoren e shtetësisë edhe pse në kushte e me sakrifica të llojllojshme.!! Lindem e u rritem së bashku me gjeneratat që sot bota sportive mbarë botës i njeh e i dinë prejardhjen e shumë emrave me vlera kampion të lojërave olimpike si Majlinda, futbollistët Shaqiri, Xhaka, Jonuzi, Rashica, Muriqi e shumë të tjerë.

Bota sot’ asnjëherë nuk i harron e i kujton individ e gjenerata të tëra sportistësh, punëtor sportiv. Në emrin tim e miqve të mi të shumtë anembanë shqiptarisë ju urojë përvjetorin e 26 duke ju dëshiruar suksese dhe rritje edhe më të madhe.

Njëherit redaktorit e gazetarit sportiv z. Kemajl Milaim Goca. urimet e përgëzime, falënderime në mënyrë të veqantë e falënderojmë për punën e tij të palodhshme... Suksese në vazhdimësi Gëzuar..”, uron Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat