Krasniqi: Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu

Futboll

Krasniqi: Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:04
Endrit Krasniqi

Tre gola në dy ndeshje parakualifikuese e bën Endrit Krasniqin futbollistin kryesor të KF Prishtinës në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Në duelin e të premtes kundër Inter Escaldes, Krasniqi shënoi dy golat e fitores, për të cilët u shpreh i lumtur.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu ku kemi kaluar vetëm fazën paraeleminatore”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të mbetemi kështu si grup që jemi tani, sepse kjo është forca më e madhe e ekipit”.

“Shpresojmë të vazhdojmë dhe të arrijmë edhe suksese tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat