Paredes: Babai im gjithmonë më thoshte se unë duhej të luaja si numri 5

Futboll

Paredes: Babai im gjithmonë më thoshte se unë duhej të luaja si numri 5

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:48
Paredes: Babai im gjithmonë më thoshte se unë duhej të luaja si numri 5

Gjatë një interviste të gjatë me gazetën Olé, Leandro Paredes kujtoi kur ishte pranë transferimit te Juventusi.

Arsyeja? Mesfushori i Paris Saint-Germain e shpjegon atë:

“Realiteti është se babai im gjithmonë më thoshte se unë duhej të luaja si numri 5 (në Argjentinë ai është dirigjenti përpara mbrojtjes), por unë nuk doja.

Kur Juventusi mbërriti në 2011 dhe më bëri ofertë, drejtori sportiv bardhezi donte që unë të luaja në atë rol për t’i dhënë Pirlos pushim dhe të bënim rotacion.

Unë i thashë se ishte i çmendur! Nuk e pranoja kurrë atë gjë. Babai im u përpoq të më bindte por në fund unë qëndrova te Boca dhe shkova në Itali te Roma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat