Diaz mbetet në Milan

Futboll

Diaz mbetet në Milan

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:37
Diaz mbetet në Milan

Milan dhe Braim Diaz do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi spanjoll, i cili është rikthyer te Real Madridi, që zotëron kartonin e tij, do të luajë sërish për kuqezinjtë në Serinë A, teksa palët po punojnë për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e lojtarit.

Maldini ka gati ofertën e huazimit me të drejtë blerjeje për 20 mln euro dhe tani pritet “ok” nga Ancelotti, i cili nuk e ka në plan lojtarin.

I vetmi diskutim mbetet për klauzolën e riblerjes nga ana e Realit të Madridit, pasi “Los Blancos” nuk duan ta humbasin spanjollin nëse shkëlqen në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat