Pesë lojtarët që do të largohen

Futboll

Pesë lojtarët që do të largohen

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:19
Pesë lojtarët që do të largohen

Te Milani, përveç përforcimeve, mendojnë edhe për largimet që do të bëjnë në skuadër.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, janë plot 5 lojtarë që do të largohen nga kuqezinjtë në këtë merkato vere.

I pari është mbrojtësi Diego Laksalt. Ky i fundit është shumë afër kalimit në Rusi dhe ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjekësore te Dinamo e Moskës.

Gjithashtu po punohet edhe për shitjen e Andrea Kontit, i cili nuk është në planet e klubit. E njëjta situatë edhe me Matia Kaldaran, apo edhe Samu Katsijehon. Këta nuk janë në planet e klubit për sezonin tjetër dhe për këtë arsye do të largohen me shumë mundësi.

Pak më ndryshe është situata me Haugen, për të cilin klubi do të pranonte oferta mbi 12 milionë euro, në të kundërt do të largohet vetëm në huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat