Italia ndeshet me Uellsin

Futboll

Italia ndeshet me Uellsin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:06
Italia ndeshet me Uellsin

Do të zhvillohen sot vetëm dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020 dhe që të dy sfidat do të jenë nga Grupi A.

Në stadiumin “Olimpiko” të Romës Italia ballafaqohet me Uellsin dhe pasi tashmë skuadra e Roberto Mancinin e ka siguruar fazën e eliminimit direkt, ajo do të kërkojë që të konfirmohet si liderë e grupit me një fitore të re.

Në këtë grup, Italia i ka gjashtë pikë nga dy fitoret e siguruara në dy ndeshjet e para, kurse Uellsi i ka dy më pak në vendin e dytë.

Nga ndeshjen tjetër do të përplasen Zvicra me Turqinë në stadiumin “Olimpik” në Baku.

Zvicra ka vetëm një pikë në vendin e tretë, kurse Turqia është në vendin e katërt me zero pikë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat