Gashi takohet me talentin që po luan në Holandë

Futboll

Gashi takohet me talentin që po luan në Holandë

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 15:57
Gashi takohet me talentin që po luan në Holandë

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e ka pritur futbollistin e talentuar Redon Bregovina.

Gashi i uron futbollistit që të ketë sukses në të ardhmen.

Talenti i futbollit luan në Ligën e Dytë të Holandës përkatësisht te Vv Schagen.

“Kënaqësi dhe përherë krenari të takojë të rinjtë e Kosovës që po arrijnë majat e suksesit në fushën e sportit. I tillë është 18 - vjeçari, Redon Bregovina, nga Mazgiti, i cili jeton në shtetin e Holandës, një talent i ri dhe sportist i dalluar që luan në ligën e dyte të futbollit për ekipin Vv Schagen të Holandës dhe aktualisht pritet të transferohet në shtetin e Zvicrës në ekipet të cilët kategorizohen në ligën e parë, po në këtë vit Redoni ka përfunduar fakultetin e shkencave sportive.

Redoni, edhe pse i rritur në Holandë e ndjen veten krenar që është shqiptar, rrjedhë nga familja e respektuar Bregovina  dhe flet pastër gjuhën shqipe, në rrugëtimin e tij i urova suksese të pandalshme, i kërkova që të punojë fort dhe të mos ndalojë deri në arritjen e të gjitha synimeve që ka vënë para vetes, me këtë rast i dhurova një top futbolli dhe një mirënjohje nga komuna e Obiliqit, si kujtim nga vizita e tij në Kosovë.

Gjithmonë krenar me të rinjt[ e të rejat e Kosovës tonë dhe diasporës shqiptare!”, shkruan Xhafer Gashi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat