Ultrasit e Parmës kundër Buffonit

Futboll

Ultrasit e Parmës kundër Buffonit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:46
Ultrasit e Parmës kundër Buffonit

Ditën e djeshme, Gigi Buffon zyrtarizoi rikthimin e tij te Parma, klub nga i cili u largua jë vitin 2001 për te Juventus.

Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për një legjendë si Bufon dhe nga viti 2001 kanë kaluar plot 20 vite, sërish ultrasit e Parmës nuk ia falin portierit faktin që u largua nga ekipi i tyre.

Kështu, me anë të një banderole ata e kanë bërë të qartë mendimin e tyre për Bufon. “Ike si mercenar, nuk mund të kthehesh si hero… Ndero fanellën”, shkruanin ultrasit e Parmës.

Tashmë, me siguri Buffon e ka të qartë se jo të gjithë do ta presin krahëhapur te Parma dhe se aventura e tij e re, mund të jetë jo sipas pritshmërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat