Dy lajme të rëndësishme nga afati kalimtar veror

Futboll

Dy lajme të rëndësishme nga afati kalimtar veror

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:59
Acharaf Hakimi

Kampionati Evropian Euro 2020 e ka marr të gjithë vëmendjen e futboll-dashësve me disa ndeshje shumë cilësore, por në anën tjetër merkato e këtij afati kalimtar nuk është ndalur.

Klubet e mëdha evropiane dhe jo vetëm, janë duke hulumtuar për të gjetur rrugët deri te përforcimi i skuadrës para sezonin 2021/22.

Njëri nga emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar veror është mbrojtësi i krahut të djathtë të Interit Acharaf Hakimi i cili po kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, konkretisht nga PSG dhe Chelsea.

Largimin e tij nga Interi e ka konfirmuar sot agjenti i tij por i cili nuk e ka zbuluar skuadrën e tij të re.

Por, ajo që ka frikësuar edhe me shumë tifozët e Interit është se agjenti i Hakimit, i cili po ashtu e menaxhon edhe sulmuesin Lautaro Martinez, ka deklaruar duke thënë:

“I vetmi që do të largohet nga Interi për momentin është Hakimi, të cilin e përfaqësoj. Duhet të punojmë në dosjen Lautaro ", ka thënë ai duke hedhur kështu dyshime edhe mbi të ardhmen e numrit 10 zikaltër.

Lajmi tjetër ka të bëjë me sulmuesin e shumë kërkuar të Udinezes Rodrigo De Paul.

Sulmuesi argjentinas i cili po kërkohej me ngul nga Milani, tashmë sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano ka arritur një marrëveshje me kampionin e La Ligas Atletico Madridin.

Sipas tij, gjiganti spanjoll do t’i paguaj Udinezes 35 milion euro për kartonin e De Paul. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat