Ofendoi shqiptarin nga nëna, ja vendimi i ri i futbollistit që bëri turpin

Futboll

Ofendoi shqiptarin nga nëna, ja vendimi i ri i futbollistit që bëri turpin

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:23
Ofendoi shqiptarin nga nëna, ja vendimi i ri i futbollistit që bëri turpin

Ofendoi shqiptarin nga nëna, ja vendimi i ri i futbollistit që bëri turpin!

Sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq është bërë protagonist i një gjesti shumë të keq, teksa pas golit të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut, ofendoi nga nëna futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.

Në drejtim të lojtarit pritet të ketë edhe një dënim nga UEFA, për fjalët e përdorura. Megjithatë përveç kombëtares, lojtari po mendon edhe për të ardhmen. 32-vjeçari prej 2 vitesh është pjesë e Shanghai Port, por duket se e ardhmja do të jetë në Itali.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, sulmuesi ka arritur një marrëveshje me Bolonjën dhe me shumë mundësi do të luajë aty për sezonin e ri. Marrëveshja tashmë është arritur dhe lojtari duhet vetëm të mbyllë bashkëpunimin me klubin kinez, për t’u zyrtarizuar më pas një Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat