Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Polonisë dhe Sllovakisë.
Sllovakia është në epërsi minimal ndaj Polonisë në “Gazprom Arena” duke iu falënderuar autogolit të portierit Szczesny në minutën e 18 të ndeshjes.
Kurse posedimi i topit është në anën e Polonisë me 60 përqind.
Por, kjo nuk ka sjellur efektin e duhur sa i përket golave.