Buffon ka pranuar më shumë se pesë oferta

Futboll

Buffon ka pranuar më shumë se pesë oferta

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:57
Buffon ka pranuar më shumë se pesë oferta

Gianluigi Buffon është afër rikthimit te klubi ku kishte filluar karrierën e tij, Parma.

Gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se legjenda italiane është afër rikthimit te Parma.

Sipas tij, Buffon ka pranuar më shumë se pesë oferta, por ai është tunduar nga oferta e Parmas, pasi i kanë prezantuar një projekt ambicioz.

Për 43-vjeçarin do të ishte një rikthim te Parma. Buffon kishte debutuar me skuadrën e parë më 1994, teksa ishte larguar drejt Juventusit në vitin 2001.

Gianluigi Buffon gjithashtu ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat