Shpërblime të majme për lojtarët e Spanjës nëse bëhen kampion i Evropës  

Futboll

Shpërblime të majme për lojtarët e Spanjës nëse bëhen kampion i Evropës  

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:04
Shpërblime të majme për lojtarët e Spanjës nëse bëhen kampion i Evropës  

Spanja llogaritet ndër kombëtaret favorite për të fituar Kampionatin Evropian. 

Kështu që në rast se ekipi kombëtar spanjoll më 11 korrik në ‘Wembley’ të Londrës, arrin të fitojë titullin, atëherë secili lojtar do të marrë shpërblim 400,000 euro.

Kjo shumë është shumë më e lartë se ato shpërblime kur spanjollët dolën kampionë të Evropës në vitin 2008 dhe 2012. Lojtarët atëkohë u shpërblyen me 214 mijë euro dhe 300,000 euro secili.

Sidoqoftë, shuma prej 400,000 euro është më e ulët se ajo e vitit 2010 në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Në atë kohë, Spanja ishte kampione e botës dhe premia ishte 600,000 për secilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat