Mbrojtësi i Portugalisë: Duhet të jemi si familje

Futboll

Mbrojtësi i Portugalisë: Duhet të jemi si familje

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:22
Mbrojtësi i Portugalisë: Duhet të jemi si familje

Mbrojtësi i Portugalisë, Zhoao Kanselo, thotë se të gjithë futbollistët janë rritur shumë dhe mund të bëjnë një kampionat Europian të shkëlqyer.

Lojtari i Mançester Sitit në kampionatin anglez tha se ka mësuar shumë nga ky sezon dhe gjithashtu vlerësoi ecurinë e të tjerëve.

Sipas tij, tani duhet të krijojnë një grup të fortë dhe interesant për të shkuar sa më larg.

“Jemi rritur shumë. Futbollistët e Portugalisë kanë qenë të rëndësishëm në skuadrat e tyre. Tani duhet të formojmë një grup të fortë dhe të jemi një familje. Duhet të marrim më të mirën nga ndeshjet tona dhe të japin të gjithë maksimumin.

Finalja? Sigurisht që ishte një ëndërr e madhe për mua që të luaja një finale Champions-i. Doja që ta fitoja, por në futboll ka edhe humbje. Mirëpo, sezoni ka qenë shumë pozitiv për mua dhe nuk ndikohem aspak nga ajo finale e humbur”, ka thënë Zhoao Kanselo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat