Latifi kritikon lojtarët që luajtën për Kombëtaren e Kosovës: Të ‘turpshëm e të ndrojtur’

Futboll

Latifi kritikon lojtarët që luajtën për Kombëtaren e Kosovës: Të ‘turpshëm e të ndrojtur’

Nga: K.Goca Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:38
Latifi kritikon lojtarët që luajtën për Kombëtaren e Kosovës: Të ‘turpshëm e të ndrojtur’

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Guinea, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antalia. 

Kosova është përbërë jo me skeletin e parë si zakonisht, por me futbollistë nga Superliga dhe disa tjerë të ftuar për herë të parë nga selektori Bernard Challandes. Analisti i futbollisti Driton Latifi ka kritikuar ashpër qasjen e futbollistëve në lojë. 

“Këta lojtarët (dje) që luajtën për Kosovën ishin shumë të ‘kulturuar’, por edhe të ‘turpshëm/ndrojtur’ para topit e kundërshtarit...

Shihet se kanë shkuar për pushime në Antalia, jo për të mbrojtur ngjyrat e vendit, duket se ju mungon edukimi fillestar i përgjegjësisë për atë fanellë që e bartin. 

Edhe arbitri ishte një ‘episod’ në vete... Penallti nga topi me dorë jashtë zonës... e tmerrshme 

Duket se këta që i kemi në ekipin e parë duhet t’i ruajmë e vlerësojmë, sepse zëvendësuesit e tyre me sa pamë janë shumë larg”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat