Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi 

Futboll

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi 

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:05
Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi 

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe prej kohësh janë përmendur emrat e Icardit e Milik, që mendohet se janë dy mundësitë në krye të listës, por së fundi ka dalë në skenë emri i brazilianit Gabriel Jesus.

Ylli brazilian është mundësia më e madhe për bardhezinjtë në këtë merkato, pasi 24-vjeçari nuk është më i preferuari i Guardiolës dhe një pjesë të madhe të sezonit, spanjolli ka zgjedhur më mirë të luajë pa një qendërsulmues, se me të në formacion.

Në këtë periudhë Juventusi është gati të ndërhyjë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira me Manchester City-n dhe ka nisur kontaktet e para. Sulmuesi ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ky është shansi i fundit për City-n për ta shitur me vlerën reale, pasi verën e ardhshme mund ta humbë për një shifër shumë më të ulët.

Sulmuesi i transferuar te “citizens” në verën e 2017-ës, vlerësohet rreth 60 milionë euro, ndërsa në 4 sezone me fanellën e klubit anglez numëron 195 ndeshje të luajtura dhe 82 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat