Kush është kundërshtari i Prishtinës?

Futboll

Kush është kundërshtari i Prishtinës?

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:34
Kush është kundërshtari i Prishtinës?

FC Prishtina sot ka mësuar kundërshtarin e raundit preliminar të Ligës së kampionëve e cila vije nga San Marino.

S.S. Folgore Falciano Calcio është klub amator nga shteti i San Marinos, shtet ky në gadishullin Apenin, apo e rrethuar nga Italia qendrore pranë detit Adriatik me 33.600 banorë dhe me sipërfaqe prej 61 kilometra katror.

SS Folgore, kampion aktual, është skuadra e tretë më e trofeshme me 5 tituj kampioni dhe 4 herë nënkampion, pas La Fioritas me po aq tituj dhe Tre Fiorit me 8 tituj kampioni, shkruan në faqen e FC Prishtina.

"Folgore, pjesën e rregullt të kampionatit ka përfunduar e 3-ta, kurse në play-off ka befasuar duke mposhtur skuadra e favorizuara të Libertas, e 2-ta në pjesën e rregullt të kampionatit dhe në finale vendin e parë në klasifikim, La Fiorita (1-0).

Folgore, këtë edicion ka arritur 10 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje me goldallim +18, 30:12.

Në portalin e vlerësimit të vlerës së futbollistëve, transfermarkt, skuadra sanmarineze vlerësohen me 550 mijë euro, ndryshe prej Prishtinës me 3.65 milion euro.

Skuadra nga San Marino konsiderohet amatore në aspektin profesional financiar. Nuk ka futbollistë të huaj, veçse atyre të vendin dhe shtetësi italiane. Futbollisti më i shtrenjtë i vlerësuar nga transfermarkt është qendërmbrojtësi italian, Roberto Rosini me 100.000 euro. Rosini, ka luajtur në skuadrat italiane, ndër tjera, Rimini dhe Ravena. Në skuadër ka edhe disa futbollistë tjerë që kanë luajtur nëpër kampionate italiane të kategorive të ulëta, kryesisht në Rimini, Teramo, Ravena, Spal, etj.

Kryetrajner i skuadrës është italiani me licencë “B”, Omar Lepri, 44 vjeç. Ish-futbollisti i Barit, Carpit, zejen e trajnerit e ka ushtruar edhe në skuadrat pak të njohura italiane, Bellaria IM dhe FYA Riccione", shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat