Të gjithë lojtarët e Portugalisë që do të marrin pjesë në “Euro 2020” janë vaksinuar kundër koronavirusit

Futboll

Të gjithë lojtarët e Portugalisë që do të marrin pjesë në “Euro 2020” janë vaksinuar kundër koronavirusit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:28
Portugalia

Pas testimit pozitiv të Sergio Busquets me koronavirus kombëtaret pjesëmarrëse në Euro 2020 kanë rritur masat e sigurisë.

Federata Portugeze e Futbollit zbuloi këtë të hënë se ka vaksinuar lojtarët e thirrur për Kampionatin Evropian, pa specifikuar kohën se kur ndodhi kjo.

“Procesi i vaksinimit u zhvillua me një aksion të kryer në kohën e duhur”, shkruhet në komunikatën e Federatës Portugeze të Futbollit.

Portugalia do të luajë ndeshjen e parë të “Euro 2020” kundër Hungarisë me 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat