​Fati i ndryshëm i dy vëllezërve, Simone në Inter, por shikoni ku po përfundon Pippo Inzaghi

Futboll

​Fati i ndryshëm i dy vëllezërve, Simone në Inter, por shikoni ku po përfundon Pippo Inzaghi

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:47
Simone dhe Pippo

Pippo Inzaghi me sa duket po kthehet në Serie B pasi raportohet se ai ka rënë dakord për rë nënshkruar një kontratë për t'u bërë trajner i Brescias.

Ish-shefi i Milanit dhe Bolonjës e kishte çuar Beneventon në promovim nga Serie B, por ata u kthyen përsëri një vit më vonë, pavarësisht se përfunduan gjysmën e parë të sezonit në vendin e 10-të.

Sipas “Sportitalia” dhe “Sky Sport Italia”, Inzaghi tani ka rënë dakord për kushtet kontraktuale me Brescian.

Massimo Cellino ia ka ofruar atij një kontratë dy-vjeçare me mundësi për ta zgjatur, por presidenti i Brescias po vazhdon mentalitetin e ndryshimit për të cilin ai është i njohur mirë, duke kaluar nëpër pesë trajnerë të ndryshëm këtë sezon.

Inzaghi do të zëvendësohet në Benevento nga trajneri aktual i Perugias Fabrizio Castori.

Vëllau i Puppos, Simone para pak ditësh u zyrtarizua si trajner i kampionit të Italisë, Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat