Polemika

Futboll

Polemika

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:58
Casemiro

Kupa e Amerikës vazhdon të prodhojë polemika pa fund kur ndan vetëm një javë nga fillimi i aktivitetit.

Turneu iu hoq Kolumbisë dhe Argjentinës dhe u zhvendos në momentet e fundit në Brazil, por as vetë brazilianët nuk anë të kënaqur me këtë zgjedhje të CONMEBOL.

Mediat braziliane kanë zbuluar se mesfushori i Real Madrid, Kasemiro, nuk dëshiron t’i bashkohet “seleçaos” për turneun në fjalë, edhe pse ai zhvillohet në vendlindje.

Casemiro, si shumëkush, mendon se është gabuar me përzgjedhjen e Brazilit, i cili është goditur rëndë nga COVID-19 dhe nuk e ka kaluar ende krizën e infektimeve me shifra alarmuese që raportohen çdo ditë.

“Do të flasim për këtë temë në momentin e duhur”, ishte komenti i vetëm i trajnerit Tite, duke mos konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmin para gazetarëve. Ndaj në ditët në vijim pritet të shihet si do të reagojnë edhe pjesëtarë të tjerë të ekipit, pasi futbollistët e klubeve të njohura janë paralajmëruar nga ekipet e tyre të jenë të kujdesshëm që të mos infektohen pasi mund të hedhin në erë gjithë fazën përgatitore të verës, përtej rrezikut në vetvete të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat