De Boer kundër… De Boer: “Cruyff do të kthehej përmbys në varr”

Futboll

De Boer kundër… De Boer: “Cruyff do të kthehej përmbys në varr”

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:13
Frank de Boer

De Boer kundër De Boer. Asnjë gabim. Ronald, vëllai i Frank, trajneri i Holandës, ka folur për formacionin Oranje dhe kryesisht për modulin e zgjedhur nga ish-trajneri i Inter-it për kombëtaren e tij.

Siç ka bërë të ditur De Telegraaf, problemi duhet gjetur te skema 5-3-2 e propozuar nga Frank dhe që do të shihet edhe në Europian.

“Johan Cruyff do të kthehej përmbys në varr”, ka thënë Ronald de Boer mbi skemën e zgjedhur nga vëllai i tij. “Por do ta bënte edhe për Barcelona-n e Ronald Koeman, edhe pse është një sistem më tërheqës. Duhet të dish ta menaxhosh dhe ta zhvillosh në mënyrën më të mirë”.

Vetë De Boer ka thënë se sistemi me mbrojtësit e krahut që dalin përpara është “i bukur për t’u parë” edhe pse moduli që do të preferonte për Holandën do të ishte një 4-3-3.

“Kur ke dy kundërshtarë të mirë përballë, ky modul të ndihmon të pozicionosh dikë mes dy qendërmbrojtësve. Kështu ke gjithmonë më shumë siguri dhe luan edhe në mënyrë sulmuese”.

Më pas, për vëllanë Frank:

“Frank është një ekspert i Van Gaal. Ka mësuar shumë nga ai, por Frank ka edhe metodën e tij, sepse ka mësuar gjëra nga shumë trajnerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat