Milani ofertë Realit të Madridit

Futboll

Milani ofertë Realit të Madridit

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:55
Milani ofertë Realit të Madridit

Milani ofertë Realit të Madridit për yllin spanjoll!

Brahim Diaz do të kthehet te Reali i Madridit pas vitit si i huazuar te Milani.

Klubi italian do të kishte dashur ta mbante spanjollin, por fillimisht ai do të vlerësohet nga Karlo Ançeloti që sapo ka marrë drejtimin e “Los Blancos”. Nëse trajner i ri do ta skarcojë, drejtuesit e Milanit do të tentojnë ta huazojnë përsëri.

Oferta e “Djallit” do të përfshijë huazimin dy-vjeçar dhe blerjen e detyruar, por nuk dihet ende se në çfarë vlere do të kryhej ku operacion.

Me kuqezinjtë, Diaz zbriti në fushë 28 herë gjatë sezonit të fundit duke shënuar katër gola e duke dhënë katër asiste. Kjo i ka bindur drejtuesit për cilësitë e tij ndaj do të kërkohet që të jetë përsëri pjesë e skuadrës në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat