“Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm për Kosovën”

Futboll

“Rashica është lojtar shumë i rëndësishëm për Kosovën”

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:12
Milot Rashica

Kosova mori të premten fitoren e dytë në po kaq miqësore në muajin qershor.

Ndeshjen e kaluar të gjithë gola për Kosovën i shënoi Vedat Muriqi, katër, ndërsa mbrëma ishte nata e Milot Rashicës që i shënoi të dy golat për Kosovën në fitoren 2-1 ndaj Maltës.

Trajneri Bernard Challandes vlerësoi paraqitjen e të tijve, por pranoi se mund të bëhej më mirë, sidomos në aspektin e finalizimit.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i Kosovës dhe ka luajtur në të gjithë pozicionet e repartit të sulmit. Nuk është një pykë tipike, por më shumë një sulmues i fshehtë, që ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në çdo pozicion”, tha Challandes.

“Sot doja të shihja një tjetër futbollist në majë të sulmit, por ai u dëmtua dhe ia besuam Milotit atë pozicion”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat