Goli i Mehdi Taremit ndaj Chelseat me gërshërë zgjidhet më i miri në Ligën e Kampionëve

Futboll

Goli i Mehdi Taremit ndaj Chelseat me gërshërë zgjidhet më i miri në Ligën e Kampionëve

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:34
Mehdi Taremi

Pothuajse 1.3 milion vota janë dhënë nga tifozët e futbollit që kanë zgjedhur goditjen me gërshërë të Mehdi Taremi të Portos kundër Chelsea si më të bukurin në Ligën e Kampionëve.

Goli u shënua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Vëzhguesit Teknikë të UEFA-s kishin zgjedhur dhjetë golat e tyre të sezonit menjëherë pas finales.

Aty iu kërkua tifozëve të zgjedhin më të mirin me vota, ku sondazhi ishte i hapur deri të hënën më 31 maj.

Taremi mori më shumë se 750,000 vota dhe ishte fitues.

Pas tij mbeten Lionel Messi dhe Olivier Giroud, duke zënë vendet tre dhe katër

Tre golat më të bukur

1. Mehdi Taremi, Chelsea 0-1 Porto
13/04/2021: çerekfinale, ndeshja e dytë

2. Lionel Messi, Paris 1-1 Barcelona
10/03/2021: Raundi i 16, ndeshja e dytë

3. Olivier Giroud, Atlético 0-1 Chelsea
23/02/2020: Raundi i 16, ndeshja e parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat