Trajneri i Brazil zbulon ofertën për legjendën e Barcelonës

Futboll

Trajneri i Brazil zbulon ofertën për legjendën e Barcelonës

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:22
Trajneri i Brazil zbulon ofertën për legjendën e Barcelonës

Çavi Hernandez prej disa vitesh tashmë është duke ndërtuar karrierën e tij si trajner në Katar me klubin e Al Sad.

Pak kohë më parë, ish-futbollisti rinovoi kontratën deri në vitin 2023 ndërsa nuk mori parasysh as një rikthim te katalanasit.

Megjithatë, Barcelona mesa duket nuk ka qenë mundësia e vetme për Çavin.

Kjo sepse në Brazil, trajneri i kombëtares, Tite, zbuloi në konferencë për shtyp se ia kishin ofruar një vend Çavit në stafin e tij. “Po, është e vërtetë, e ftuam të punonte me ne”, u shpreh Tite.

Mirëpo, Çavi nuk e ka pranuar këtë rol dhe ka preferuar të qëndrojë në Katar, për të marrë më shumë eksperiencë e për t’u rikthyer më pas në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat