Konfirmohet një tjetër mungesë te Kosova

Futboll

Konfirmohet një tjetër mungesë te Kosova

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:21
Konfirmohet një tjetër mungesë te Kosova

Me rekomandim të stafit mjekësor të ekipit Kombëtar, futbollisti i Hammarby IF, Astrit Selmani, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maltës.

Përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje, ky i fundit pas ekzaminimeve mjekësore dhe rekomandimit të stafit mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë me aktivizimin e tij.

Kjo në mënyrë që ai ta kalojë sa më shpejtë këtë lëndim të lehtë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për miqësoren e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat