De Boer lë gojëhapur gazetarët!

Futboll

De Boer lë gojëhapur gazetarët!

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:39
De Boer lë gojëhapur gazetarët!

Frank De Boer u soll në krye të pankinës së Hollandës për të pasuar Ronald Koeman. Megjithatë detyra e tij nuk po fiton respektin e portokallinjve. De Boer ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp, ku i ka lënë për një moment gojehapur gazetarët e pranishëm.

Këta të fundit e kanë pyetur se cili lojtar mund të luajë në krahun e djathtë dhe përgjigja e tij i ka shkaktuar jo pak çudi.

De Boer është shprehur se Quincy Menig mund të luajë në atë pozicion përgjatë Euro 2020. Deri këtu gjithçka mund të tingëllojë në rregull, por problemi qendron në faktin se lojtari i Tëente-s nuk është grumbulluar në listën përfundimtare për Euro 2020.

Ndërkaq me shumë gjasa trajneri holandez mund të ketë qenë duke folur për Quincy Promes, duke ngatërruar lojtarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat