Italia e Roberto Mancinit sfidon Republikën Çeke

Futboll

Italia e Roberto Mancinit sfidon Republikën Çeke

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 11:03
Italia e Roberto Mancinit sfidon Republikën Çeke

Në orën 20.45 pasdite, në stadiumin “Renato Dall’Ara” të Bolognas, Italia e Roberto Mancinit sfidon Republikën Çeke në provën e fundit miqësore para debutimit në Kampionatin Europian, më 11 qershor, në “Olimpico”, kundër Turqisë.

Ka një lajm të rëndësishëm në shtëpinë e të kaltërve: dëmtimi i Stefano Sensit, që e humb kështu Europianin, e ka detyruar Mancinin të grumbullojë Pessinan. Trajneri, në konferencën për shtyp të rastit fola me superlativa për sulmuesin e ri të Sassuolos, Giacomo Raspadori: “Ai është një lojtar ndryshe nga Immobile dhe Belotti, mund të përfaqësojë të ardhmen e ekipit kombëtar. Ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, shpresoj se mund të bëj si Paolo Rossi”.

Italia dhe Republika Çeke janë në ekuilibër të plotë sa u përket përplasjeve mes tyre me nga dy fitore për secilën skuadër, ndërsa dy sfida të tjera janë mbyllur barazim.

Në orën 18:00 luhen dy miqësore të tjera, që kanë mjaft interes për futbolldashësit shqiptare: Maltë-Kosovë dhe Maqedoni e Veriut – Kazakistan. “Dardanët” po testojnë veten për të qenë në formë optimale për eliminatoret e Botërorit në shtator, ndërsa Maqedonia e Veriut po bën përgatitjet e fundit para debutimit historik në Europian.

Në orën 19:25, në “Wanda Metropolitano” të Madridit do të zhvillohet miqësorja e luksit, Spanjë-Portugali, një derbi iberik ku spektakli do të jetë i garantuar, edhe pse të dyja skuadrat do të kërkojnë të shmangin dëmtimet në prag të Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat