Dinamo do tre yje nga Tirana, Kukësi tenton të “joshë” gjermanin Brdaric

Futboll

Dinamo do tre yje nga Tirana, Kukësi tenton të “joshë” gjermanin Brdaric

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 09:01
Krisi Vangjeli

Lëvizje të ndryshme në Superiore, me Dinamon që është kthyer protagoniste jashtë fushës për momentin. 18 herë kampionët e vendit po tentojnë të përforcohen dhe janë disa lojtarë të Tiranës që po tentohen prej tyre.

Në faqen e parë të “Panorama Sport” raportohet se veç Krisit Vangjelit, Blutë e kryeqytetit duan edhe tre prej lojtarëve më të spikatur të Tiranës.

Bëhet fjalë për kapitenin Idriz Batha, si dhe për dyshen nga Amerika Latine, Elton Cale dhe Agustin Torassa. Të tre lojtarëve u ka përfunduar kontrata.

I njëjti burim sjell edhe një tjetër lajm interesant dhe që lidhet me Kukësin dhe trajnerin Thomas Brdaric. Verilindorët kanë mbyllur bashkëpunimin me Mirel Josën.

Ata duhet të gjejnë një trajner dhe thuhet se synimi është gjermani Thomas Brdaric, i cili do të kishte mundësinë të bashkëpunonte me Pero Pejic, ish-sulmuesin që është afruar te verilindorët në rolin e drejtorit sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat