De Bur: Nuk ka vend për panik

Futboll

De Bur: Nuk ka vend për panik

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:24
De Bur: Nuk ka vend për panik

Kombëtarja e Holandës nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 ndaj Skocisë në miqësoren e parë përgatitore të Kampionatit Europian, teksa për trajnerin Frank De Bur nuk ka vend për shqetësim, pasi pranon se skuadra sapo ka nisur stërvitjen me grupin e plotë.

“Nuk ka vend për panik, apo dështim pas kësaj miqësoreje, pasi kishim kryer vetëm një seancë stërvitore dhe në futboll gjërat nuk vijnë rastësisht. Kam parë disa momente të bukura, por ishin shumë pak.

Sigurisht që kemi shumë për të përmirësuar dhe do ta bëjmë para se të startojë Europiani”, u shpreh trajneri i Holandës.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në të shkuarën, “tulipanët” do të garojnë në Europian me skemën 3-5-2, teksa trajneri De Bur zbulon edhe arsyet që e kanë shtyrë të fokusohet te ky rreshtim i ri për Holandën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat