Pirlo me ofertë konkrete nga dy klubet e Seria A

Futboll

Pirlo me ofertë konkrete nga dy klubet e Seria A

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 12:59
Pirlo me ofertë konkrete nga dy klubet e Seria A

Pavarësisht fitimit të dy trofeve dhe kualifikimit për Ligën e Kampionëve, Andrea Pirlo nuk arriti të qëndrojë në pankinën e Juventusit dhe si rrjedhojë është rivënë në kërkim të një pankine për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Tuttosport”, ai nuk do të qëndrojë i ndalur për një sezon dhe momentalisht po studion ofertat. Për të është përfolur shumë për një kalim tek Sassuolo por nuk duket një nga hipotezat më të nxehta.

Së fundmi për të po interesohen Sampdoria dhe Udineze. Ndërkohë që duket se nuk mungojnë as ofertat nga jashtë Italisë.

Juve nga ana e saj nuk i ka mbyllur dyert një rikthimi të tij, por në këtë rast do të na duhet të presim disa sezone për të rigjetur një Pirlo me më shumë eksperiencë si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat