Shqipëria përgatitet maksimalisht, gati për Uellsin

Futboll

Shqipëria përgatitet maksimalisht, gati për Uellsin

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:19
Shqipëria, gati për Uellsin

Në ditën e dytë të përgatitjeve në Kardif për miqësoren me Uellsin në datë 5 qershor, Edi Reja filloi të përgatisë më tepër anën taktike të përballjes, me trajnerin italian që në seancën stërvitore, ndryshe nga zakonisht, zgjodhi të qëndronte mbi një platformë të vendosur në anë të fushës për të kuptuar më mirë lëvizjet e lojtarëve.

Trajneri italian, ndryshe nga herët e tjera, ku kryesisht kishte patuar ushtrime fizike dhe me top, këtë herë hyri më në brendësi të anës taktike duke qenë se dhe një pjesë e lojtarëve mungojnë për këto dy sfida miqësore.

Reja e ndau grupin në dy ekipe ku zhvilloi gjithashtu dhe një ndeshje brenda grupit për të kuptuar më mirë dhe gjendjen e lojtarëve, por edhe për të krijuar ndonjë ide mbi atë që mund të jetë formacioni i mundshëm i kuqezinjve për këtë miqësore të parë me Uellsin.

Seanca stërvitore zgjati për rreth 60 minuta dhe pas pjesës së parë shkrydhëse, ekipi u angazhua më tepër në anën taktike. Edhe këtë të enjte skuadra do të vazhdojë të ketë të njëjtin program, me seancën stërvitore që është parashikuar të zhvillohet rreth orës 18:00 me atë të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat