Dyshja holandeze do të vihet nën urdhrat e Komeanit

Futboll

Dyshja holandeze do të vihet nën urdhrat e Komeanit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:22
Dyshja holandeze do të vihet nën urdhrat e Komeanit

Agjenti i njohur i futbollit, Fabricio Romano e ka bërë fakt të kryer kalimin e sulmuesit Memfis Depaj dhe mesfushorit Uajnaldum tek skuadra e Barcelonës.

Sipas agjentit, marrëveshja është arritur teksa pritet vetëm zyrtarizimi pasi më parë duhet të mësohet e ardhmja e trajnerit Kuman.

Dy futbollistët holandezë do të vijnë me parametra zero në ‘’Kamp Nou’’ pasi kontrata me klubet respektive Lion dhe Liverpul i skadon këtë verë, shkruan panoramasport.

Për Depaj do të ketë një kontratë për dy vite me opsion rinovimi ndërsa për Uajnaldum nuk ka ende të dhëna të plota.

Barcelona ka lëvizur fuqishëm këto ditë në merkato duke bërë transferuar tre futbollistë, Serxho Aguero, dhe mbrojtësit Erik Garsai dhe Emerson Rojal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat