Krerët e FFK-së vizituan Kombëtaren U21 

Futboll

Krerët e FFK-së vizituan Kombëtaren U21 

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:24
Krerët e FFK-së vizituan Kombëtaren U21 

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë vizituar sot Kombëtaren U21 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Dardanët e rinj tash e disa ditë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, e cila zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë kësaj vizite presidenti Ademi ju uroi mirëseardhje lojtarëve të rinj që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën, si dhe i uroi për një fillim të mbarë të kualifikimeve.

Presidenti Ademi e lavdëroi punën që po bëhet në Kombëtaren U21, derisa kërkoi nga të gjithë futbollistët që të punojnë me përkushtim, ngase ata janë e ardhmja e Kombëtares A. Dardanët e rinj nesër do të luajnë ndeshje testuese me Gjilanin, në mënyrë që ta presin sa më të përgatitur sfidën e parë të këtyre kualifikueseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat