​Tri sfida në ditë, këto janë oraret kur do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2020

Futboll

​Tri sfida në ditë, këto janë oraret kur do të zhvillohen ndeshjet e Euro 2020

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri te fillimi i Kampionatit Evropian Euro 2020.

Hapja e këtij evenimenti të madh sportiv do të bëhet më datën 11 qershor dhe do të nis me ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Turqisë e cila zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme e datës 11 qershor dhe pas kësaj, duke filluar nga data 12 qershor, programi parasheh që brenda një dite të zhvillohen tri ndeshje. Ato do të luhen në oraret 15:00, 18:00 dhe 21:00 dhe kjo do të vazhdojë deri në përfundim të fazës së grupeve.

Finalja e madhe e Kampionatit Evropian do të zhvillohet më 11 korrik në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat